RTSH 24 Live

Sociale

Gratë bashkë në Lezhë - Aktivitet për të njohur dhe vlerësuar rolin e gruas

11 orë para

Gratë bashkë në Lezhë - Aktivitet për të njohur dhe vlerësuar rolin e gruas

Gra dhe vajza me kontribute të çmuara në fusha si Shëndetësia, Arsimi, Ekonomia, Shkencat Sociale e më gjerë, u bënë bashkë në një takim të Organizuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.

Aktiviteti erdhi si një mundësi për të njohur dhe vlerësuar rolin e grave në zhvillimin e komunitetit, si dhe për të frymëzuar brezat e ardhshëm drejt shkencës dhe inovacionit. Teksa rrëfyen jetën e tyre, gratë me kontribute në shoqëri thonë se kanë sakrifikuar shume dhe nuk ka qenë aspak e lehtë për të arritur suksesin.

Me një sfidë, me një sakrificë të jashtëzakonshme”, u shpreh mjekja Luljeta Delishi.

Unë besoj fortë tek forca që ka gruaja”, u shpreh ekonomistja Nina Markaj.

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Elson Frroku thotë se femra ka një rol të rëndësishëm në shoqëri, por janë penguar nga burrat që të ecin përpara.

Ngjarje të ndryshme na kanë treguar se gratë nuk janë më pak të ditura dhe për pasojë janë shumë të afta për të bërë shumë gjëra që nuk i bëjnë dot burrat”, u shpreh Drejtor i NJVKSH Lezhë, Elson Frroku.

Përmes këtij aktiviteti gratë dhe vajzat me kontribute të çmuara në fusha të ndryshme, ndanë eksperiencat e tyre në jetë, ndërsa përsëriten nevojën për të qenë më të përfshira në vendimmarrje.

/rtsh.al/