Një ndër 300 laboratorët inteligjentë që janë investuar në shkollat e vendit, është edhe njëri ku fëmijët e klasës së parë dhe të dytë të shkollës "Urani Rumbo" po mësojnë kodimin përmes programeve interaktive dhe argëtuese.
Përdorimi i teknologjisë për të mësuar gjëra të reja duket tërheqëse për nxënësit.
Ky SmartLab përbëhet nga 14 kompjutera, që u japin mundësinë fëmijëve të hedhin hapat e parë drejt kodimit, duke përdorur dy platformat Code Monkey dhe Paint.
"Code Monkey është ndër programet bazë, dhe me Paint fëmijët fillojnë të vizatojnë, njësoj sikur të ishte në letër. Pra, kanë një qasje më të afërt me teknologjinë. Fëmijët futen te pjesa e kodimit, te programet e dizenjuara në formë lojërash, ndërkohë që mësojnë edhe logjikën e algoritmit dhe programit që të bëhen koduesit më të vegjël," shpjegon mësuesja Nurela Xhemali.
Me laboratorin e parë SmartLab në Gjirokastër u pajis shkolla 9-vjecare "Koto Hoxhi", që në fazën e pilotimit. Sot numri i shkollave që e kanë një të tillë ka shkuar në tre.
/rtsh.al/