Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar me sukses një ndërhyrje të rrallë te një paciente 24-vjeçare.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shkruan se kjo wshtw një tjetër histori suksesi e realizuar në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUNT.
Ministrja Koçiu shprehet se “falë edhe pajisjeve të teknologjise së avancuar u realizua me sukses heqja e një tumori të madh epidural, një rast shumë i rrallë, nga zona torakale (T5-T6) te një paciente 24-vjeçare me Neurofibromatozë Tipi 2”.
Koçiu u ka shprehur mirënjohjen e saj, ekipit të mjekëve Prof. Kita Sallabanda, Prof. Artur Xhumari, Dr. Myfit Saraci, Dr. Jetmira Kerxhaliu, dhe infermieret Refije Kadiu dhe Anxhela Gjonaj.
Profesor Kita Sallabanda, thotë se kjo ndërhyrje e rrallë kirurgjikale te pacientja 24-vjeçare është realizuar me teknikat më moderne, siç është edhe aspiratori ultrasonik.
“Sot, në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës në repartin e Neurokirurgjisë me ekipin e doktorëve në drejtimin e Artur Xhumarit është realizuar një operacion kirurgjikal shumë i rrallë për karakteristikat e tumorit. Në një vajzë të re 24 vjeçare me një tumor që shtypte medumet spidane në nivel torakal dhe në pozicionim epidural, gjë shumë e rrallë në një paciente me neuofibramatozë të tipit 2″, informoi mjeku.
“Kjo kirurgji u realizua falë teknologjisë së zhvilluar që ka Shërbimi i Neurokirugjisë duke përdorur teknikat më moderne si aspirator ultrasonic, duke dhënë rezultate shumë të mira për jetën. Pacientja ka 22 tumore që ne i kemi trajtuar në mënyrë graduale”, vijoi ai.
“Ky ishte një tumor që për karakterisitkat e tij ishte shumë i rrallë nga pikëpamja neurokirurgjikale dhe që u realiza me shumë sukses”, tha neurokirurgu Kita Sallabanda.
/rtsh.al/