Rasteve me viroza, kohëve të fundit i janë shtuar edhe pacientët e prekur dikur nga virusi i kovidit-19.
Mjeku pneumolog Shkëlzen Ibra thotë se këta pacientë e kanë të nevojshëm një vizitë te mjeku kardiolog.
"Problemet e paskovidit, krahas problemeve pulmonare, çdo i sëmurë shfaq probleme kardiake dhe probleme reneale, që do të thotë se një i sëmurë që ka kaluar kovid, krahas pasojave që ka paskovidi në veshkë apo mushkëri - një pneumoni ka kaluar në bronkoektazi - do mjekim. Një vizitë te kardiologu për këta të sëmurë është e domosdoshme," tregon mjeku pneumolog Shkëlzen Ibra.
Por cilat janë moshat më të prekura?
"Mosha e dytë dhe e tretë. Të sëmurët në moshat 0–14 vjeç nuk kanë pasur probleme. Mosha mbi 60 vjeç ose të sëmurët që kanë pasur probleme pulmonare, se Hasi ka qenë me sëmundje profesionale prej minierave të bakrit, kromit - kanë qenë me silikoza apo diku edhe me TBC," thotë Dr. Ibra.
Edhe pse kanë kaluar vite nga pandemia e kovidit-19, mjekët sërish bëjnë apel për kujdes të shtuar nga të gjitha llojet e virozave.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al