Gjykata e Posaçme la në burg tre shefat e Policisë, të cilët u faktua se ishin pjesë e një grupi kriminal, që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.
Konkretisht, masa e sigurisë arrest me burg u rikonfirmua për Shkëlzen Ruskën, shefi i krimeve në Komisariatin e Himarës, për Ervis Alisinanajn, shefi i krimeve në Komisariatin e Lushnjës, dhe për ish-efektivin e Forcave Operacionale, Erdit Hazizaj.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata vepronin në qytetin e Sarandës, ku iu sekuestrua edhe drogë me vlerë 1.7 milionë euro.
Në kërkim vijon të mbetet Elvis Dervishi, shefi i kufirit Sarandë.
Nga hetimet e SPAK-ut kanë rezultuar si pjesë e grupit edhe shtetas italianë, ndërsa drejtohej nga dy trafikantë, Kristi Qirizi dhe Eldian Allushi.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/