Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi të hënën seancën plenare të radhës. Të pranishëm në sallë ishin të gjithë anëtarët e Këshillit dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni EU4JUSTICE.
Sipas rendit të ditës, Këshilli miratoi unanimisht, plotësimin e 3 (tre) vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, përmes procedurës së ngritjes në detyrë.
“Në vijim, Këshilli miratoi edhe transferimin me pëlqim të prokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Elbasan.”, thuhet në njoftim.
Pasi një sërë diskutimesh, Këshilli miratoi transferimet me pëlqim për prokurorët si më poshtë:
- Enkeleda Hoxha, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Kukës, transferohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë.
- Françesk Ganaj, prokuror prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Lezhë, transferohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë.
- Odeta Torodushi, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Lezhë, transferohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë.
- Lediana Shkurti, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Korçë, transferohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë.
- Xhoana Mehmeti, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Dibër, transferohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Elbasan.
/rtsh.al/