RTSH 24 Live

Aktualitet

Durrës- Aksident tragjik në aksin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, përplaset nga makina, humb jetën këmbësori

8 orë para

Durrës- Aksident tragjik në aksin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, përplaset nga makina, humb jetën këmbësori
Foto ilustruese

Policia e Durrësit bëri të ditur se të hënën në mbrëmje ka ndodhur një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi. Aksidenti është regjistruar në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, në zonën e Durrësit.

Spasi të dhënave të para të publikuara nga policia, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin në flagrancë të shtetasit M. H dhe se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

/rtsh.al/