RTSH 24 Live

Kulturë

Traditat e Çamërisë, fëmijët e kursit të skenografisë dhe kostumografisë në QKKF shpalosin talentin

20/05/2023

Traditat e Çamërisë, fëmijët e kursit të skenografisë dhe kostumografisë në QKKF shpalosin talentin

Një ekspozitë e veçantë është hapur të premten në mjediset e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (QKKF) në kryeqytet. Fëmijët e Kursit të Skenografisë dhe Kostumografisë pranë kësaj qendre, nën kujdesin e kuratores Sergina Neziri, sollën në këtë ekspozitë punime interesante dhe që reflektonin ngjyrat e spikatura të trevës së Çamërisë.

Çamëria me traditat dhe veshjet e saj të spikatura ka qenë tematika e një ekspozite të veçantë, të hapur të premten në mjediset e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (QKKF) në kryeqytet.

Fëmijët e Kursit të Skenografisë dhe Kostumografisë pranë kësaj qendre, nën kujdesin e kuratores Sergina Neziri, sollën në këtë ekspozitë punime interesante dhe që reflektonin ngjyrat e spikatura të kësaj treve shqiptare.

Ndërkaq, disa prej prej fëmijëve pjesëmarrës kanë rrëfyer edhe kënaqësinë e përgatitjes së punimeve për këtë ekspozitë.

Skenografia dhe Kostumografia është vetëm njëri nga kurset e shumta që organizohen në mjediset e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, aty ku artistët e së ardhmes hedhin hapat e tyre të parë.

/rtsh.al/