RTSH 24 Live

Sociale

Virozat e stinës te fëmijët, mjeku: Problematika më e përhapur, gastroenteritet

27/07/2024

Virozat e stinës te fëmijët, mjeku: Problematika më e përhapur, gastroenteritet

Infeksionet nga viruset ose bakteret prekin jo pak fëmijët në muajt e verës, ndikuar edhe nga temperaturat e larta. Mjeku pediatër, Bektash Mandri i ftuar në studion e RTSH24, u shpreh se problematika më e përhapur janë gastroenteritet, që shoqërohet me të vjella e humbje oreksi. Mjeku theksoi se nëse simptomat zgjasin më shumë se 3 apo 4 ditë, prindërit duhet të kërkojnë një ekzaminim mjekësor.

“Kemi një situatë të qetë, lehtësisht e kontrollueshme. Nuk ka ngarkesë në institucionet shëndetësore, por problematika më e përhapura janë ato virozat e stinës që ne i quajmë gastroenterite që shoqërohet me të përziera, të vjella, humbje oreksi. Nëse kjo klinikë zgjat më shumë se 3-4 ditë kërkon një ekzaminim që vendosim më pas për llojin e mjekimin. Nuk përjashtohen edhe ftohjet e zakonshme nga ajri i kondicionuar. Këto janë diagnoza që duhen mjekuar dhe nuk duhen neglizhuar”, u shpreh ai.

Një tjetër problem, sipas mjekut janë edhe sëmundjet për shkak të ujit të pishsinës. Problemet më të shpeshta , sipas mjekut, janë dermatitet, alergjitë apo dhimbjet e forta të veshit.

Kemi raste që na vijën me dermatite, urtikarie ose alergji, dhimbje veshës pasi është futur uji i pishinës në vesh. Pishinat kanë acid dhe klor. Klori për dezinfektant dhe acidi për t’i dhënë atë ngjyrën, por nëse ë gëlltit ujin është problem”, theksoi ai.

/rtsh.al/