Shumica e të vegjëlve që do të shkojnë në klasë të parë e kishin lënë për ditën e fundit vizitën e detyrueshme të okulisti. Në 90% të rasteve ky rezulton të jetë edhe takimi I parë me mjekun e syve pasi prindërit nuk I kanë bërë kontrolle më herët
“Është hera e parë që po bëj vizitën tek mjeku okulist për fëmijën dhe këtë po e bëj se e kërkon drejtoria arsimore. Si shqiptarët që nuk jemi shumë të edukuar për të kryer kontrolle rutinë”, tha një prind.
Mjekja thotë se nga të dhënat e vizitave gjatë muajit gusht 1 në tre fëmijë rezulton me probleme të shikimit për shkak të mbi përdorimit të teknologjisë
“Nga ajo që kemi vënë re gjatë muajit gusht është se 3 fëmijë në 10 vizita kanë rezultuar me probleme në shikim dhe kjo si rezultat i mbi përdorimit të mjeteve të teknologjisë“, tha Suzana Zhuka, Mjeke okuliste, poliklinika e specialiteteve Nr.3.
Kontrolli I detyruar I fëmijëve ka frenuar në kohë shumë probleme tek kjo grup moshe ndërkohë që numri I fëmijëve për klasë që janë të detyruar të mbajnë syze është rritur nga viti në vit.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/