RTSH 24 Live

Sociale

Inxhinierja që ka pasion lulet, Vlera Hylaj na flet për lidhjen e saj të veçantë me natyrën

06/09/2024

Inxhinierja që ka pasion lulet, Vlera Hylaj na flet për lidhjen e saj të veçantë me natyrën

Pasioni dhe profesioni që ndjek  nuk përputhen por kanë një të përbashkët me njëra tjetrën, energjinë pozitive që i transmetojnë. Vlera Hylaj është nga Gjakova 19 vjeçe, pasion ka lulet natyrale, të bëjë art me to ndërsa profesion kërkon të bëjë inxhinierinë mekanike pasi studion në Prishtinë.

Prindërit i ka mjekë dhe nuk ka ndjek rrugën e tyre, të gjithë bëjnë çudi pse Vlera zgjodhi këtë drejtim. E cilësojnë si degë djemsh, por edhe për këtë jep argumente kundër.

Programi që ndjek ka perspektivë të lartë. Ndërsa interesi dhe vëmendja po i shtohet në të gjithë botën. Nëse do mund ti ndjek pandarë pasion e profesion në të ardhmen, thotë.

Ndërkohë na tregoi disa punime të saj të veçanta me lule natyrale, i than, i personalizon, thur kurora e buqeta, bën çanta e shporta me lule natyrale të freskëta etj. E çfarë të veçante ka të qëndrosh mes luleve, natyrës?    

Kjo e re është shembull i përkushtimit dhe punës, që ndjek pasionin dhe profesionin në mënyrë paralele duke organizuar kohën dhe mos e humbur aspak  atë.

Gazetare: Nermin Spahiu

/RTSH/