RTSH 24 Live

Kulturë

Muzeu i Asdrenit në Drenovë, nis rikonstruksioni i godinës

23/07/2024

Muzeu i Asdrenit në Drenovë, nis rikonstruksioni i godinës

Muzeu i njeriut shumëdimensional, poetit Asdreni në fshatin Drenovë i është nënshtruar rikonstruksionit. 

Godina ekzistuese ishte e amortizuar me kalimin e viteve dhe nuk ofronte kushtet e duhura për të qenë një 
muze i mirëfilltë. 

Deri më tani janë grumbulluar një sërë materialesh të Aleksandër Stavre Drenvova i njohur si Asdreni, i cili shquhet për idilizmin në paraqitjen e jetës në fshat ku bujqit i përshkruan më fjalë simpatie. 

Në Drenovë, Asdreni jetoi deri në moshën 14 vjeçare e më pas u vendos në Bukuresht ku kishte një komunitet të madh shqiptarësh, pjesa dërmuese e të cilëve ishin nga Korça. Një pjesë e mirë e materialeve që do të ekspozohen në këtë muze, janë siguruar nga atdhetarët në Bukureshti.

Rikonstruksioni i muzeut është bërë i mundur falë një investimi nga Bashkia e Korçës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Veç ambjentit të Muzeut, në këtë godinë do të ngrihet edhe një ambjent që do të shërbejë si qendër ditore për banorët e moshuar të Drenovës. 

Gazetar Marash Mirashi

/ rtsh.al /