Festivali i Kineastëve të Rinj Evropiane Tiranë ka çelur edicionin e tij te dyte festivali synon të hapë një dritare të re drejt kinemasë evropiane në Tiranë Këtë vit, festivali do të sjellë përsëri artin e kinemasë Evropiane në Tiranë, me një platformë të dedikuar që vë në pah regjisorët debutues dhe veprat e tyre të jashtëzakonshme. Edicioni i këtij viti përfshin një përzgjedhje të larmishme të nëntë filmave në konkurrim. Çmimet do të jepen për Regjinë më të Mirë, Kinematografinë më të Mirë, Filmin më të Mirë, Skenarin më të Mirë dhe Çmimin e Publikut..
TEYFF është gjithashtu i përkushtuar për të ushqyer talentet e ardhshme kinematografike përmes një serie masterklasash, bisedash, forume të udhëhequr nga profesionistë
Festivali zhvillohet nga data 5 shtator deri në datën 10 shtator në tre ambiente: “Agimi Art Center”, Kinema “Maks Velo” dhe Piramida e Tiranës e cila do të shërbejë si kinema e hapur. Slogani i festivalit të këtij viti, “Çdo kineast mban mend herën e parë në Tiranë,” nënvizon përkushtimin tonë jo vetëm për të promovuar regjisorët e rinj, por edhe për të pozicionuar Tiranën si një vend të mundshëm për projekte të ardhshme filmike.
Gazetare: Xh. Kondi
/RTSH/