RTSH 24 Live

Kulturë

Talebanët nisin promovimin e turizmit afgan

23/07/2024

Talebanët nisin promovimin e turizmit afgan

Afganistani mund të mos jetë në krye të listës suaj të pushimeve, por qeveria e tij aktuale dëshiron ta ndryshojë këtë, shkruan BBC.

Dekada konflikti kanë bërë që pak turistë kanë guxuar të shkelin në vendin e Azisë Qendrore.

Por një vështrim i shpejtë në rrjetet sociale sugjeron se turizmi jo vetëm ka mbijetuar, por edhe po lulëzon në vendin rebel.

Sipas AP, numri i turistëve u rrit nga vetëm 691 në 2021 në më shumë se 7 000 vitin e kaluar.

Por me rregullat strikte të talebanëve për popullatën e saj femërore, gratë dhe burrat mund të “kanë takime të ndryshme të kontrolluara” në Afganistan, sipas një udhërrëfyesi turistik. 


/ rtsh.al /