RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë- Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 38-vjeçari

03/04/2024

Tiranë- Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”. Policia bën me dije se 38-vjeçari po qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet.

Në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" lokalizuan dhe ndaluan automjetin me drejtues 38-vjeçarin dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

“Në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor i koduar "White". Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja".  U kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë, në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/