RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë- Konflikt mes dy të rinjve në Qytet Studenti, plagoset me thikë një 20-vjeçar

7 orë para

Tiranë- Konflikt mes dy të rinjve në Qytet Studenti, plagoset me thikë një 20-vjeçar
Në foto, vendi ku ndodhi ngjarja

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë këtë të enjte (21 nëntor) në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në Qytet Studenti, pas një konflikti në cilin ai është përfshirë me një 19-vjeçar.

Rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërsa 20-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në një njoftim për mediat, policia nuk sqaron nëse autori është arrestuar.

Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën  "Sotir Kolea", gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Plagosja e të riut vjen vetëm 3 ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, pas një konflikti në afërsi të shkollës "Fan Noli”. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, teksa prindër e qytetarë mbajtën një mashtrim nga shkolla “Fan Noli” deri në Ministrinë e Arsimit, duke kërkuar nga institucionet që të mbajnë përgjegjësi dhe të garantojnë më shumë siguri në shkolla.

/rtsh.al/