Nën magjinë e trombës por edhe instrumenteve të tjera, spektatorët shkodranë përjetuan në hollin e teatrit "Migjeni" disa nga kryeveprat e muzikës botërore, sjellur mjeshtërisht nga muzikanti Qamil Gjyrezi dhe punuar nga Roland Guli.
Pjesë e performancave "My way and my friends" u bënë edhe disa nga artistët e rinj të qytetit duke ia shtuar "ngjyrat" kësaj mbrëmje të bukur.
Miqtë dhe bashkëpunëtorët e muzikantit Gjyrezi vlerësojnë nivelin artistik të kësaj mbrëmje.
Qamil Gjyrezi disa herë ka qenë protagonist i mbrëmjeve të tilla edhe në të shkuarën duke dëshmuar kontributin dhe rolin e tij në fushën e muzikës.
/RTSH/