RTSH 24 Live

Serbi

Tetë të vdekur nga shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Serbi

01/11/2024

Tetë të vdekur nga shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Serbi

Tetë persona u vranë dhe dy u shtruan në spital kur u shemb çatia e një stacioni hekurudhor në qytetin serb të Novi Sadit, ka njoftuar Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një deklaratë televizive.

Stacionet televizive lokale treguan shërbimet e urgjencës në vendngjarje, duke përfshirë personelin mjekësor që po përgatiste barela aty pranë.

Bëhet e ditur se para stacionit ishin vendosur edhe dy fadroma të mëdhenj për heqjen e rrënojave, shkruan Telegraph.

 “Është një operacion jashtëzakonisht i vështirë shpëtimi që do të zgjasë edhe për disa orë. Kemi rreth 80 shpëtimtarë nga disa qytete që punojnë dhe makineri të rënda”, tha Daçiq, duke shtuar se dy persona të tjerë ishin ende nën rrënoja, por të gjallë.

Ndërkohë, mediat lokale thanë se dhjetëra persona janë lënduar.

Ndryshe, zyra e kryebashkiakut në qytet e pranoi incidentin, por nuk tha se sa të lënduar janë.

Nisjet e trenave u ndaluan nga stacioni rreth 70 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Beograd.

/rtsh.al/