Zyra vendore arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e vlerësimit ndërkombëtar PISA. Drejtorja Brisela Kadija tha se janë trajnuar 80 mësues dhe janë përzgjedhur 3 gjimnaze për të marrë pjesë.
“Kemi 3 institucione publike, gjimnaze, 3 gjimnaze private dhe 2 shkolla profesionale që pritet t’i nënshtrohen procesit. Janë trajnuar 80 mësues dhe pritet që këto mësues të vazhdojnë procesin e trajnimit edhe me mbi 600 nxënës”, u shpreh ajo.
Kadija tregoi se modeli PISA vijon të jetë busull orientuese çdo vit e më shumë në procesin e mësimdhënies
“Pisa ka një format standard vlerësimi dhe sistemi arsimor shqiptar drejt atij standardi po shkon”, theksoi ajo.
Shqipëria është pjese e këtij testi që nga viti 2000. Ndërsa vlerësimi I fundit ishte në vitin 2022 ky rezultatet ishin të dobëta.
/rtsh.al/