Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia ishte në prag të ndërprerjes gjatë natës, për herë të tretë këtë muaj, për shkak të bombardimeve ruse, bëri të ditur ministria e Energjisë.
“Për shkak të bombardimeve të armikut, termocentrali i Zaporizhzhia humbi energjinë në një nga dy linjat e jashtme të transmetimit elektrik që e lidhin atë me sistemin energjetik të Ukrainës”, thuhej në deklaratën e ministrisë.
Stacioni tani furnizohet me energji vetëm nga një linjë transmetimi nëse shkëputet nga energjia e jashtme, do të ndodhë një ndërprerje tjetër totale, e cila do të jetë një kërcënim për sigurinë nga rrezatimi.
/ rtsh.al /