Ushtria ukrainase ka deklaruar se forcat e saj ajrore kishin kryer një sulm në një objekt industrial ushtarak në rajonin Rostov të Rusisë ditët e fundit.
Objekti në qytetin Kamensk-Shakhtinsky u përdor për të prodhuar lëndë djegëse të ngurtë për raketat balistike të përdorura në sulmet ruse në Ukrainë , tha ushtria ukrainase.
Nuk ka shumë detaje për sulmin dhe çfarë dëmi ishte shkaktuar.
Në një reagim, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Ukraina sulmon objektivat civilë në Rusi me raketa dhe drone perëndimore dhe se Moska do të përgjigjet.
Rusia synon vetëm objektet dhe infrastrukturën ushtarake, shtoi ai, dhe “nuk është në rregullat tona të godasësh objektiva civilë”, shkruan Sky News.
Forcat ruse janë akuzuar gjerësisht dhe në mënyrë të përsëritur për bombardimin e civilëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës gati tre vjet më parë, me ndërtesa banimi të goditura rregullisht nga raketa dhe dronë.
/rtsh.al/