RTSH 24 Live

Aktualitet

Tërmeti/ Rama: Mbërrin në Stamboll ekipi i dytë shqiptar i kërkim-shpëtimit

08/02/2023

Tërmeti/ Rama: Mbërrin në Stamboll ekipi i dytë shqiptar i kërkim-shpëtimit

Ka mbërritur në Turqi grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura shqiptare, si pjesë e skuadrës së kërkim-shpëtimit. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook teksa ka publikuar dhe një foto të ekipit.

Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit”, shkruan Rama.

Një ditë më parë (7 shkurt), 24 orë pas tërmetit tragjik, në Turqi mbërriti skuadra e parë e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore me mbi 50 specialistë nga Tirana.

Turqia dhe Siria u goditën mëngjesin e 6 shkurtit nga një tërmet 7.8 i shkallës rihter, ç’ka shkaktuan një tragjëdi me mbi 8000 të vdekur dhe më shumë se 34 mijë të plagosur në të dyja vendet. Qindra pasgoditje kanë pasuar tërmetin fatal, që solli gjithashtu dhe shembjen e mijëra ndërtesave.

Shqipëria dhe Turqia kanë marrëdhënie mjaft miqësore. Të dy vendet kanë ndihmuar njëri-tjetrin në raste fatkeqësish. Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi Shqipërinë, ekipet turke të shpëtimit ishin të parat që mbërritën në zonat e dëmtuara. Më pas, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mori përsipër ndërtimin e 522 banesave në Laç, të cilat përfunduan brenda një viti.

/rtsh.al/