Numri i viktimave nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi kufirin Turqi-Siri ka shkuar në më shumë se 8400. Teksa kanë kaluar dy ditë nga tërmeti 7.8 i shkallës rihter që shkatërroi mijëra shtëpi në Turqi dhe Siri, dhe i shoqëruar nga një tjetër goditje e fortë, duke përfshirë ndërtesa, spitale, shkolla dhe blloqe apartamentesh, plagosi më shumë se 34 mijë persona.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar pa ndalim për shpëtimin e jetëve që prej dy ditësh gjenden nën rrënoja. Por koha e keqe, temperaturat e ulëta dhe ngrica, po e vështriësojnë tejet punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se 13 milionë nga 85 milionë banorët e vendit ishin prekur dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca. Më shumë se 8,000 njerëz janë nxjerrë nga rrënojat në Turqi, dhe rreth 380,000 janë strehuar në strehimoret apo hotelet qeveritare.
Në Siri, përpjekjet për ndihma janë penguar nga lufta e vazhdueshme dhe izolimi i rajonit të kontrolluar nga rebelët përgjatë kufirit, i cili është i rrethuar nga forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia. Vetë Siria është një vend ndërkombëtar nën sanksionet perëndimore të lidhura me luftën. Kombet e Bashkuara thanë se po "eksploronin të gjitha rrugët" për të marrë furnizime për veriperëndimin e kontrolluar nga rebelët.
Zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktoy tha se të paktën 5,894 njerëz kanë vdekur nga tërmeti në Turqi, dhe 34,810 të tjerë janë plagosur.
Numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria në Siri është rritur në 812, me rreth 1,400 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Të paktën 1,020 njerëz kanë vdekur në veriperëndim të kontrolluar nga rebelët, sipas reaguesve të parë vullnetarë të njohur si Helmetat e Bardha, me më shumë se 2,300 të plagosur.
/rtsh.al/