Rebelët Houthi të Jemenit që mbështeten nga Irani lëshuan një raketë ndaj Tel Avivit, duke plagosur të paktën 16 persona. Ushtria izraelite bëri me dije se kishte dështuar në gjurmimin e raketës, çka detyroi shumë banorë të largoheshin nga shtëpitë e tyre në orët e para të mëngjesit këtë të shtunë.
Në një deklaratë pas sulmit, ushtria izraelite u shpreh se ky ishte një tjetër shembull I qartë se si shenjtëroheshin në mënyrë të qëllimshme civilët izraelit dhe vuri në dukje se mbrojtja ajrore e vendit nuk ishte hermetike, prandaj izraelitët duhet të ndiqnin udhëzimet e sigurisë.
Për raketën Houthët thanë se ishte balistike dhe përmes saj kishin shënjestruar një objekt ushtarak të armikut izraelit.
Që nga nisja e luftës në Rripin e Gazës, në mënyrë të përshpirtur rebelët kanë lëshuar raketa kundër Izraelit në shenjë solidariteti me grupin militant palestinez Hamas. Shumë prej këtyre raketave janë gjurmuar dhe shkatërruar nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore. Ndërkaq, në kundërpërgjigje Izraeli ka goditur disa zona që kontrollohen nga rebelët në Jemen, përfshi portet dhe objektet energjike.
/rtsh.al/