Nëse aprovohet rregullorja e miratuar nga Kongresi në Brazil, përdorimi i celularëve do të ndalohet në shkollat fillore dhe të mesme.
Duke marrë parasysh efektet negative në shëndetin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, Kongresi miratoi një rregullore për ndalimin e përdorimit të celularëve në shkollat fillore dhe të mesme.
Nëse rregullorja miratohet nga presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, përdorimi i telefonit nuk do të lejohet në shkollat fillore dhe të mesme.
Lidhur me këtë çështje, ministri i Arsimit, Camilo Santana deklaroi se do të ishte vendimi i duhur për të kufizuar përdorimin e pajisjeve celulare në shkolla.
Sipas një studimi të pavarur në vend, më shumë se gjysma e fëmijëve brazilianë të moshës 10 deri në 13 vjeç kanë një telefon celular. Kjo normë u përcaktua 87.6 për qind për moshat 14-17 vjeç.
Të dhënat e Komitetit Drejtues të internetit të qeverisë tregojnë se pothuajse dy të tretat e shkollave të vendit kufizojnë përdorimin e pajisjeve celulare sipas dëshirës.
Një sondazh nga Instituti “Locomotiva” dhe “QuestionPro” në tetor zbuloi se 82 për qind e prindërve brazilianë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në shkolla.
/ rtsh.al /