Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do t’u kërkojë aleatëve të NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake në 5% të PBB-së.
Dhe ekipi i tij i tranzicionit tashmë ua ka komunikuar këtë zyrtarëve evropianë, të cilët gjithashtu janë siguruar se presidenti i zgjedhur ka ndërmend të vazhdojë ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Kështu shkruan ”Financial Times”, duke cituar burime të informuara për diskutimet e zhvilluara këtë muaj mes këshilltarëve të politikës së jashtme të Trump dhe zyrtarëve të lartë evropianë.
Sipas asaj që është zbuluar, pra, Trump synon të dyfishojë objektivin aktual prej 2% – të arritur deri më tani nga 23 nga 32 anëtarët – megjithëse, sipas një prej burimeve të FT, ai mund të pranojë 3,5%.
Jo vetëm kaq, pasi manjati synon të lidhë në mënyrë eksplicite rritjen e shpenzimeve ushtarake me marrëveshje tregtare më të favorshme me SHBA-në.
“Është e qartë se ne po flasim për 3% ose më shumë përpara samitit të Hagës”, tha një tjetër zyrtar evropian për gazetën.
Sipas burimeve të cituara nga FT, duke përfshirë zyrtarë të lartë britanikë të sigurisë kombëtare që shkuan në Uashington javët e fundit për takime me ekipin e presidentit të zgjedhur, Trump është ende i bindur se Ukraina nuk duhet të marrë hyrjen në NATO.
Dhe ai dëshiron një fund të menjëhershëm të konfliktit, por beson se furnizimi me armë në Kiev, pas një armëpushimi, do të siguronte një zgjidhje “paqe përmes forcës”.
/ rtsh.al /