RTSH 24 Live

Paris 2024

Tërhiqet mundësi amerikan, Dudaev kualifikohet në finalen e medaljes së bronztë

11/08/2024

Tërhiqet mundësi amerikan, Dudaev kualifikohet në finalen e medaljes së bronztë

Lajme të mira vijnë për Shqipërinë nga Parisi. Mundësi amerikan Retherford tërhiqet nga gara (që do të zhvillohej në orën 11:00) dhe Islam Dudaev kualifikohet automatikisht në finalen e medaljes së bronztë.

"Ka një rregull për sportet individuale, si mundja, peshëngritja, boksi apo xhudoja: sportistët duhet të bëjnë peshimin për të qenë në peshën ideale. Sporti ynë Dudaev garon deri në peshën 65 kg. Retherford nuk mundi të ishte në peshën e tij dhe Dudaevi kaloi menjëherë për medaljen e bronzit. Muszukajev është një mundës hungarez, por rus i natyralizuar.

Kjo do jetë ndeshja e jetës për Dudaevin, sepse do të jetë e para për atë, por edhe një medalje historike për Shqipërinë. Gara është e fortë, por nëse do të paraqitet si garën e djeshme, ne besojmë se do ta fitojë. Ka nevojë për pak agresivitet, për besim," u shpreh për RTSH 24 drejtuesi i KOKSH për mediet, Elert Yzeiri.

Në finale Dudaev do të përballet me mundësin hungarez Muszukajev, i cili konsiderohet se është numri një në botë për peshën 65 kg. Sportisti shqiptar, ndërkohë, renditet i 11-ti.

Ndeshja pritet që të nisë në orën 12:10.

/rtsh.al/