RTSH 24 Live

Botë

Tensionet me Libanin, SHBA thirrje Izraelit të shmanget përshkallëzimin në Lindjen e Mesme

25/06/2024

Tensionet me Libanin, SHBA thirrje Izraelit të shmanget përshkallëzimin në Lindjen e Mesme

Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant gjatë vizitës në Uashington kërkoi të riafirmojë lidhjet me aleatin kryesor të Izraelit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu kritikoi publikisht Shtetet e Bashkuara se po vononin dërgesat me armë.

“Në një takim dyorësh me Gallant në Departamentin e Shtetit, Blinken diskutoi rreth bisedimeve indirekte mes Izraelit dhe Hamasit mbi një marrëveshje që siguron lirimin e të gjithë pengjeve dhe lehtëson vuajtjet e popullit palestinez”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miller. "Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit vëzhgohen si nga miqtë, edhe nga armiqtë tanë”, tha Galant në takimin me Blinken.

"Ne duhet të zgjidhim shpejt mosmarrëveshjet dhe të qëndrojmë të bashkuar, kështu do t'i arrijmë qëllimet tona dhe do të dobësojmë armiqtë tanë", shtoi  ministri izraelit. Ndërsa Sekretari Blinken theksoi gjithashtu rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit me Libanin dhe i kërkoi Izraelit angazhim për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike që lejon familjet izraelite dhe libaneze të kthehen në shtëpitë e tyre.

Javët e fundit janë rritur tensionet mes dy vendeve, pasi Izraeli dhe lëvizja militante Hezbollah që mbështetet nga Irani shkëmbejnë vazhdimisht zjarr në kufirin dypalësh. Netanyahu paralajmëroi të hënën se forcat izraelite po përfundojnë fazën më intensive të luftës në Gaza dhe do të rivendosen në kufirin verior me Libanin, megjithëse ai e quajti këtë veprim si mbrojtje.

/RTSH/