Një lëvizje për të kundërshtuar veprimet e hershme të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump po fillon online, me planet për të protestuar anembanë SHBA të mërkurën.
Lëvizja është organizuar nën hashtaget “buildtheresistance” dhe “50501”, që i referohet 50 protestave, në 50 shtete, një ditë.
Lëvizja ka llogari në të gjithë mediat sociale, ku shpërndanë mesazhe të tilla si "refuzojmë fashizmin" dhe "mbrojmë demokracinë tonë".
Trump ka nënshkruar një seri urdhrash ekzekutivë në dy javët e para të mandatit të tij të ri mbi gjithçka, nga tregtia dhe emigracioni tek ndryshimi i klimës. Ndërsa demokratët fillojnë të ngrenë zërin në kundërshtim me axhendën e Trumpit, duket se do të fillojnë edhe protestat./Associated Press
/rtsh.al/