RTSH 24 Live

Muzikë

Tedi Papavrami drejtor artistik i “Tanny”, virtuozi shqiptar verën e ardhshme përgjegjës për programin e festivalit prestigjioz

03/10/2024

Tedi Papavrami drejtor artistik i “Tanny”, virtuozi shqiptar verën e ardhshme përgjegjës për programin e festivalit prestigjioz

Virtuozi shqiptar Tedi Papavrami na bëri sërish krenar. Këtë herë si drejtor artistik i festivalit “Tanny”, që mbahet çdo vit në Gjenevë të Zvicrës. Ai arriti të rrëmbente emocione të shumta, me një pjesë orkestrale të luajtur krah Nelson Goerner, i kuotuar si një nga pianistët më të mirë në botë.

Dyshja e artistëve, shoqëruar nga një trupë muzikantësh, kanë dhuruar emocione elektrizuese për të gjithë publikun artdashës, me notat kompozitorit emblematik të shekullit të XIX, Ernest Chauson. Kompozitori romancier, është i njohur për publikun shqiptar me “Poemën për violinë dhe orkestër”.

Për minuta të tëra, grupi i muzikantëve me në krye Papavramin dhe Goerner, kanë krijuar një simfoni fantastike në edicionin e 15 të koncertit “Tanny”, që gjithmonë ka pasur në përbërje artistë mjaft prestigjiozë. 

Në këtë edicion të 15, Papavrami ka qenë në rolin e drejtorit artistik dhe të solistit por në gushtin e vitit të ardhshëm, kur është përcaktuar të mbahet dhe edicioni i radhës, violinisti shqiptar do ketë në dorë hartimin e të gjithë programit, duke kthyer sytë e të gjithë botës artdashësi përsëri në Gjenevë.

/RTSH/