RTSH 24 Live

Sociale

Të infektuarit me COVID dhe HIV njëherësh, Harxhi: Bashkë-infeksioni nuk solli forma të rënda

01/10/2022

Të infektuarit me COVID dhe HIV njëherësh, Harxhi: Bashkë-infeksioni nuk solli forma të rënda

Bashkë-infeksioni HIV dhe COVID tek pacientët e sëmurë pritej të shkaktonte forma të rënda në spital dhe rritje të fataliteteve, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu.

Gjatë pandemisë me dhjetëra pacientë të infektuar me HIV-AIDS u prekën edhe nga virusi pandemik COVID-19. Ky bashkë infeksion tek personat me imunodeficencë të theksuar pritej të sillte forma të rënda në spital dhe vdekje por ekperienca tregoi një realitet ndryshe në Shqipëri

Klinicisti infeksionist Arjan Haxhi shpjegon në një intervistë për RTSH se kjo situatë lidhet me terapinë që ata kanë ndjekur në sistem për shkak të mjekimit për HIV.

Sipas të dhënave që organizata OBSH ka mbledhur, personat që jetojnë me HIV shfaqen prirje për të bërë forma të rënda nga infeksioni COVID dhe për tu shtruar në spital, ndërsa pas hospitalizimit mundësia për fatalitet u rrit me 30%.

/rtsh/