RTSH 24 Live

Sociale

Luhatja e temperaturave shton rastet me viroza në Berat, mjekët: Kujdes pacientët kronikë

26/04/2024

Luhatja e temperaturave shton rastet me viroza në Berat, mjekët: Kujdes pacientët kronikë

Raste të shumta pacientësh të të gjitha moshave të prekur nga virozat paraqiten çdo ditë pranë Qendrave Shëndetësore të Beratit. Ndikim ka dhe luhatja e temperaturave.

Sipas mjekut Aliaj këto viroza vijojnë me çrregullime për rreth pesë ditë. “Problemet që shfaqen vijnë me kollë, dhimbje koke, fyti, marrje mendsh. Mjekimi zgjat deri në 5 ditë. Nëse e kalon vjen tek mjeku për trajtim sipas nevojave.

Nga mjeku, thirrja për mbrojtje nga virozat, duke shmangur mjediset e mbyllura apo ato me prani të madhe njerëzish, shkon sidomos për pacientët kronikë me probleme kardio-vaskulare.  “Virozat çojnë në rehidrimin (humbjen e kaliumit, klorit,magneziumit,kalçiumit), që shkaktojnë  çrregullime në zemër"-shton mjeku Aliaj.

/rtsh/