RTSH 24 Live

Sociale

Korça plot me turistë, festa e Pashkës sjell numër të lartë vizitorësh në qytetin juglindor

06/05/2024

Korça plot me turistë, festa e Pashkës sjell numër të lartë vizitorësh në qytetin juglindor

Korça ngelet ndër destinacionet e preferuara kryesisht gjatë fundjavave, jo vetëm për trashëgiminë natyrore e kulturore që ka, për objektet e shumta të kultit si pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, por edhe për atmosferën e veçantë që krijohet në qytet për festa të ndryshme fetare.

Pashkët kanë sjellë mijëra turistë nga e gjithë bota në qytetin juglindor.

Nuk kanë munguar edhe turistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që zgjodhën të kalojnë fundjavën në qytetin juglindor.

Të shumtë kanë qenë edhe emigrantët që kanë festuar Pashkën me familjarët e tyre, ku përgjatë fundjavës vetëm përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, kanë hyrë në vendin tonë më shumë se 20 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/