RTSH 24 Live

Sociale

Gjimnazi “Shefqet Guzi”, Manastirliu: Rilindin mjediset shkollore, kushte të shkëlqyera për mbi 400 nxënësit

06/05/2024

Gjimnazi “Shefqet Guzi”, Manastirliu: Rilindin mjediset shkollore, kushte të shkëlqyera për mbi 400 nxënësit

Gjimnazi “Shefqet Guzi” në Gramsh po restaurohet për të ofruar kushte më të mirë për mbi 400 nxënës e 32 mësues të kësaj shkolle.

Lajmi u komunikua nga Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu e cila deklaroi ndërkaq se gjatë ciklit 2024-2025 do të investohet në 40 objekte arsimore, për të vijuar planin e transformimit të shkollave nga veriu në jug.

Gramsh - Kantieri i Shkollës së Mesme “Shefqet Guzi”, ku po rilindin plotësisht mjediset shkollore, për të ofruar kushte të shkëlqyera për mbi 400 nxënësit dhe 32 mësuesit e kësaj shkolle

Gjatë ciklit 2024-2025, Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të investojë në 40 objekte arsimore, për të vijuar planin e transformimit të shkollave nga veriu në jug, duke u garantuar nxënësve tanë arsimin cilësor që ata meritojnë”, tha Manastirliu.

/rtsh.al/