RTSH 24 Live

Sociale

Biodiversiteti përgjatë Vjosës, ekspeditë nga profesorë dhe studentë në zonën e mbrojtur

26/04/2024

Biodiversiteti përgjatë Vjosës, ekspeditë nga profesorë dhe studentë në zonën e mbrojtur

Java e shkencës në Vjosë si dhe zonat e mbrojtura, ka sjellë në Vlorë një grup studentësh dhe profesorë të Fakultetit të Bio-Kimisë në Tiranë por edhe profesorë të njohur në këtë fushë nga Austria dhe Bullgaria.

Qëllimi është njohja e biodiversitetit, florës dhe faunës në këtë zonë si dhe ruajta e saj.

Profesori nga Bullgaria, Bujan Vukalnski thotë se e rëndësishme është të kuptohet pasuria që ka kjo zonë.

“Unë  jap mësim në universitetin e Biodiversitetit ne Sofje. Është vizita ime e parë në Shqipëri, dhe jam pjesë e grupit të ekspertëve për të vëzhguar speciet e rralla dhe biodiversitetin në këtë zonë të mbrojtur”, tha ai.

Ervin Buzo, përfaqësues i ARM për Vlorë, Fier dhe Gjirokastër thotë se zhvillimi dhe mbrojtja e zonës duhet të shkojnë paralel me njëra- tjetrën. Ekspedita të tilla vijnë të përvitshme me studentë dhe profesorë në ruajtje dhe njohje të ekosistemit.

/rtsh/