RTSH 24 Live

Sociale

Të drejtat dhe problemet gjatë punës, seminar me gazetarët lokalë dhe ekspertë të fushës

30/06/2024

Të drejtat dhe problemet gjatë punës, seminar me gazetarët lokalë dhe ekspertë të fushës

Njohja e të drejtave të gazetarëve dhe mbrojtja e tyre nëpërmjet veprimit kolektiv ka sjellë në Korçë një sërë specialistësh të fushës duke diskutuar me gazetarët korçarë.

Në këtë takim kanë dalë në pah disa nga problematikat më shqetësuese për gazetarët, siç janë cenimi i integritetit profesional, puna pa sigurime, orët e punës të papaguara, pagesat informale dhe cenimi i lejes vjetore.

“Gazetarët duhet t’i njohin të drejtat e tyre, kryesisht në mediat private duhet të kenë më shumë kujdes në mënyrën si e trajtojnë gazetarin. Kujdes duhet treguar edhe në kontratën individuale të punës” u shpreh konsulentja për Sindikatat, Alma Lama.   

Takime të tilla do të vijojnë në të gjithë vendin me qëllim marrjen e të gjitha problematikave dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/