RTSH 24 Live

Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion, Veliaj dhe bashkëshortja e tij dalin nesër para GJKKO për masën e sigurisë

5 orë para

Të akuzuar për korrupsion, Veliaj dhe bashkëshortja e tij dalin nesër para GJKKO për masën e sigurisë

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion do të zhvillojë nesër seancën për njohjen e masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Veliaj u arrestua një ditë më parë me kërkesë të SPAK, ndërsa bashkëshortja e tij është në “arrest shtëpie”.

GJKKO njofton se seanca do të mbahet në orën 08:30, ku Veliaj, Xoxa dhe 5 biznesmenët Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha do të merren në pyetje për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij dyshohen për korrupsion në 9 raste e pastrim parash, ndërsa Xoxa dhe për mosdeklarim të pasurisë. Ditën e djeshme u arrestua edhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa 4 sipërmarrësit e tjerë, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë lënë në detyrim paraqitje.

/rtsh.al/