RTSH 24 Live

Sociale

Targat e personalizuara, së shpejti nis shërbimi nga DPSHTRR

08/02/2023

Targat e personalizuara, së shpejti nis shërbimi nga DPSHTRR

Brenda muajit Shkurt 2023 do të nis shërbimi risi i targave të personalizuara. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga Blendi Gonxhja drejtori i DPSHTRR.

Kjo është cilësuar si kategoria me kompozim online dhe do të ketë tarifa speciale. Drejtuesve të mjeteve do tu mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve.

“Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara, nga pikëpamja etike, ndërsa kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike, me vlera interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin periodik që DPSHTRR do të zhvillojë për targat edhe më speciale (kombinimet me 4 karaktere e poshtë dhe me vetëm numra apo gërma, fjalë/emra të plota, me prokate të veçanta do të jenë vetëm me ankand publik e transparent, për maksimizim vlere”, njoftoi Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Ky shërbim i ri i DPSHTRR gjithashtu do të shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit.

 

/ rtsh.al /