RTSH 24 Live

Rajon

Tanja Fajon: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë

21/06/2024

Tanja Fajon: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Evropës e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka deklaruar se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është “tani ose kurrë”.

Këto komente, ajo i bëri gjatë Forumit Evropian në Austri, ku po diskutohet mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor, tregon se zgjerimi duhet të konsiderohet një domosdoshmëri gjeostrategjike që kërkon mbështetje të fortë politike. Është tani ose kurrë. Ne duhet ta trajtojmë zgjerimin si një domosdoshmëri gjeostrategjike që ka nevojë për mbështetje politike. Është tani ose kurrë”, ka theksuar Fajon.

Më tej Fajon është shprehur se përgjatë dy viteve të fundit, Sllovenia së bashku me miqtë e Ballkanit Perëndimor, është përpjekur fuqishëm në përshpejtimin e rrugës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor por që rezultatet janë të qarta.

/rtsh.al/