Ukraina do të marrë miliarda euro më shumë ndihmë ushtarake, si dhe trajnime për pilotët luftarakë.
Këtë e ka bërë të ditur kryediplomati i Bashkimit Evropian pas një takimi historik të ministrave të Jashtëm të BE-së në Kiev.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme, Josep Borrell u shpreh sot se blloku 27-vendesh mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Ukrainën që të mposhtë Rusinë “brutale dhe çnjerëzore”.
“Unë nuk shoh asnjë shtet anëtar që lëkundet” tha ai, duke përforcuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai u shpreh i bindur se Sllovakia dhe Polonia do të vazhdojnë të mbështesin luftën kundër Rusisë pavarësisht lëkundjeve politike në të dy vendet.
Borrell tha se BE-ja ka propozuar një “zarf dypalësh” me vlerë 5 miliardë euro për forcat e armatosura të Ukrainës.
Vendet e BE-së do të trajnojnë 40 mijë ushtarë dhe do të ofrojnë trajnim special për pilotët luftarakë dhe do të thellojnë lidhjet midis BE-së dhe kompanive të mbrojtjes ukrainase.
Kjo deklaratë e Borrellit erdhi pasi ministrat e Jashtëm të BE-së zhvilluan bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Përveç takimeve në Kombet e Bashkuara, ku ishte hera e parë që ata ishin mbledhur jashtë territorit të BE-së dhe samiti i parë jozyrtar që do të zhvillohej në një zonë lufte.
Takimi “dërgoi një mesazh të fortë solidariteti dhe mbështetjeje”, shtoi ai, më shumë se 18 muaj pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Borrell e quajti sulmin e Vladimir Putin një “kërcënim ekzistencial” për evropianët. Ai tha se Rusia kishte sulmuar Odesan disa minuta pasi ai u largua nga qyteti port i Detit të Zi të shtunën, shkruan The Guardian.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Moskës, ai tha: “Ne nuk do të frikësohemi nga raketat dhe dronët tuaj”.
/rtsh.al/