RTSH 24 Live

Kosovë

Takimi i katërt për dinarin, Kosova dhe Serbia bisedime në Bruksel, BE pret marrëveshje

18/04/2024

Takimi i katërt për dinarin, Kosova dhe Serbia bisedime në Bruksel, BE pret marrëveshje

Sot në Bruksel zhvillohet takimi i katërt mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij serb Petar Petkoviç për të diskutuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti ka ndaluar përdorimin e dinarit serb në territorin e saj.

Bashkimi Europian pret nga palët që të arrijnë një marrëveshje. “Rezultatet e bisedimeve varen nga aftësia e të dyja palëve, të cilat duhet të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje”, u shpreh zëdhënësi Piter Stano.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti thotë se vendimi i Bankës Qendrore është i panegociueshëm. Qeveria vazhdon të kritikohet nga opozita, pasi sipas saj i ka bërë temë në dialogun e Brukselit çështjet e brendshme të Kosovës .

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në takimin e fundit të kryenegociatorëve propozoi një zgjidhje të përkohshme për çështjen e dinarit, i cili u pranua nga pala kosovare, por u refuzua nga Serbia.

Gazetar: V. Zhari

/RTSH/