RTSH 24 Live

Politikë

Gazetarët "armiq" të Veliajt, Karamuço: Duhet t'i kallëzojë me emra

30/04/2024

Gazetarët "armiq" të Veliajt, Karamuço: Duhet t'i kallëzojë me emra

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH i kërkoi kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që nëse ka pasur raste ku përfaqësues të medias kanë kërkuar favore në mënyrë të paligjshme, ai duhet ti denoncojë me emra konkretë dhe jo të drejtohet me akuza në mënyrë të përgjithshme.

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm është vepër penale sipas Kodit Penal. Veliaj, nëse ka pasur ndërhyrje të paligjshme, nga kushdo, qofshin këta edhe gazetarë,  duhet ti çojë në prokurori dhe jo ti sulmojë në këtë mënyrë. Duhen letrat. Linçimi publik nuk është i mirë. Veliaj është funksionar publik dhe duhet të veprojë me ligj. Nëse ka shkuar dikush e në mënyrë të paligjshme ka kërkuar favore, sepse i shohim se si disa persona nga bota e medias kanë marrë pallate e shtëpia, ai duhet ti çojë në prokurori.”, tha Karamuço.

/rtsh.al/