RTSH 24 Live

Kosovë

Propozimi i vjetër i Trampit, Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë të re

29/04/2024

Propozimi i vjetër i Trampit, Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë të re

Vendet europiane mund nisin të rishikojnë qëndrimin e tyre për sa i përket statukuosë në Ballkan, duke i dhënë mundësinë edhe shtetit të Kosovës, të panjohur si të tillë nga disa shtete, që të pranohet në Këshillin e Europës.

Në një shkrim në gazetën ukrainase "European Pravda" për të trajtuar tensionet në rajon pas sulmit të 24 Shtatorit në Banjskë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, paralajmëroi skenarin e një luftë e re në Ballkan.

Ish-presidenti Donald Tramp (. Trump) propozoi një plan për paqe mes dy vendeve fqinje në tetor të 2019-ës. Ministrja Gërvalla tha se nëse z. Tramp do të rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë, çdolloj propozimi për shkëmbimin e territoreve do të ishte i papranueshëm.

"Ky plan nuk i zgjidh problemet, por krijon probleme të reja për gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufijve në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re," u shpreh znj. Gërvalla për medien ukrainase.

Sipas saj, integrimi i popullatës serbe në vend mbetet një punë komplekse. "Ne nuk kemi probleme me qytetarët me origjinë serbe. Jemi vend demokratik dhe jemi gati të respektojmë të drejtat e tyre. Problemi ynë qëndron me qeverinë serbe dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq (o. Vucic), për të cilin situata me serbët e Kosovës është vegël për ta mbajtur në pushtet," tha ministrja e Jashtme e Kosovës. /European Pravda

/rtsh.al/