RTSH 24 Live

Politikë

Karamuço: Familjarë të një politikani kanë dalë latifondistë tokash në Tiranë

30/04/2024

Karamuço: Familjarë të një politikani kanë dalë latifondistë tokash në Tiranë

Ekspert i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, teksa tha se familjarët e një politikani kanë dalë pronarë të mëdhenj tokash në periferi të Tiranës.

Karamuçoi nuk bëri me dije emra, por tha se bëhet fjalë për mijëra metër katrorë tokë që më parë nuk dihej se ishin në ngarkim të këtyre personave.  

“Janë disa hetime dhe në një prej këtyre hetimeve, ndërkohë që mund të merreshin masa konkrete, kanë vajtur 2 oficerë të BKH dhe kanë gjetur një mal me prova dhe do hapet një çështje tjetër penale sepse familjarët e një politikani na kanë dalë latifondistët më të mëdhenj të rrethinave të Tiranës me 9 kartela me mijëra metër katrorë që deri dje nuk diheshin që ishin në ngarkim të tyre. Kjo ka frenuar një hetim, prandaj amplituda e SPAK ndryshon herë pas here sepse ka një ngarkesë të tillë dhe kjo është arsyeja pse shtyhen hetimet”, u shpreh ai.

Lidhur me dëshminë e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në SPAK, Karamuço tha se ai është pyetur nga 2 hetues të BKH-së dhe jo vetëm për incineratorët, por edhe lidhur me të ashtuquajturën “grupimi 5D”.

Sot është konfirmuar që Erion Veliaj paraqitet për herë të parë në SPAK. Ai nuk është pyetur vetëm për incineratorin, por edhe atë që quhet grupimin 5D, të atyre 5 funksionarëve të bashkisë ku secili ka një rol të dyshuar si të përfshirë në një aferë kriminale. Veliaj nuk është pyetur nga prokurë, por nga dy hetues të BKH-së të cilët kanë kryqëzuar pyetjet dhe të dhënat për procesverbale të ndryshme ndaj një personi që ka dijeni për rrethanat e hetimeve që po kryhen. Se çfarë del më tej, nëse do kishte diçka që do kishte dalë më parë në hetime, sot do kishim dalë nga një person në dijeni, te një person të hetim”, theksoi ai.

/rtsh.al/