RTSH 24 Live

Kosovë

Vuçiç: Ka shumë gjasa që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

29/04/2024

Vuçiç: Ka shumë gjasa që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Kosova mund të mbledhë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Vuçiç deklaroi se shanset e Anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është ende shumë i madh, por Serbia po bën të pamundurën për ta parandaluar.

"Sepse ne i respektojmë kushtet evropiane, sepse respektojmë gjithçka që kemi rënë dakord me evropianët dhe amerikanët, ndryshe nga ata. Sepse sekuenca e parë në zbatimin e çdo marrëveshjeje ishte formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe. Pastaj, pas disa Vizita të çuditshme në Athinë dhe bisedime të çuditshme, ka një ndryshim në ato kushte”, tha Vuçiq në një fjalim e tij nga Presidenca e Serbisë.

Teksa fajësonte fuqitë e mëdha dhe shprehej se Serbia ka qenë në betejë me këto të fundit, Vuçiç tha se ishte krenar për përpjekjet e tij për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE.

 “Më 16 maj presim një raport për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë. Pranimi i Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës është pika e dytë dhe tani ka një fushatë gjithëpërfshirëse të interpretimit fleksibël të obligimeve të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë zbatimit të teorive të ndryshme për fajin e lidershipit serb se pse Kosova nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Gjasat që të ndodhë janë të mëdha, ne po bëjmë çmos për ta parandaluar, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët. Sekuenca e parë ishte formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, pastaj pas vizitave të çuditshme në Athinë, pati një ndryshim në ato marrëveshje”, pranoi Vuçiç.

/rtsh.al/