I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serb, Miroslav Lajçak, në një reagim në rrjetet sociale, ka reaguar pas takimit të kryeneociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel.
Në reagimin e tij, ai theksoi se është gati t’i pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për të gjetur zgjidhje.
“Prita për herë të shtatë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë një marrëveshje. Unë jam gati të pres sërish palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciproke”, shkroi Lajçak në rrjetin e tij social në X.
Sipas tij, ndërmjetësuesi i bisedimeve, Mirosllav Lajçak, nuk do t’i ftojë më palët, pos nëse ato do të tregoheshin konstruktive.
Ky ishte takimi i shtatë mes kryenegociatorëve në muajt e fundit për këtë çështje, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.
/rtsh.al/