RTSH 24 Live

Kosovë

Kosovë- Ambasadori amerikan Hovenier mbyll mandatin, takim lamtumire me Kurtin

15 orë para

Kosovë- Ambasadori amerikan Hovenier mbyll mandatin, takim lamtumire me Kurtin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka mbyllur mandatin e tij si ambasador në Kosovë. Në takimin lamtumirës me kryeministrin, Albin Kurti ai ka thënë se një bashkëpunim i ngushtë do t’ia mundësonte SHBA-së një avokati më efektive për Kosovën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Hovenier, pas takimit, ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar mbi progresin e Kosovës gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.

“Sot kam zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam progresin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të mbrojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

/rtsh.al/