RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti vlerëson kontributin e ambasadorit Hovenier në forcimin e lidhjeve me Amerikën

17 orë para

Kurti vlerëson kontributin e ambasadorit Hovenier në forcimin e lidhjeve me Amerikën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Kryeministri Kurti i shprehu mirënjohjen e thellë ambasadorit Hovenier për angazhimin dhe shërbimin e tij në Kosovë.

Sipas njoftimit nga kryeministria, në takim u bisedua për progresin e arritur gjatë këtij mandati qeverisës dhe mandatit të ambasadorit Hovenier, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj kohe.

Gjatë takimit Kurti ka thënë se “Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të tij, dhe kontributi i Ambasadorit Hovenier ka qenë thelbësor për forcimin e këtyre lidhjeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, inteligjencës, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë”.

Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Kurti i dëshiroi ambasadorit Hovenier dhe familjes së tij shëndet të plotë dhe suksese në çdo hap të ardhshëm.

 

/rtsh.al/