Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Mësohet se SPAK i komunikoi avokatit të Ahmetajt shtyrjen e hetimeve deri në mars të vitit 2025, kohë brenda së cilës SPAK-u duhet të këtë dërguar dosjen në GJKKO.
Ish-zv.kryeministri Ahmetaj ndodhet në arrati nga korriku i vitit 2024, ndërsa ndaj tij ka një urdhërarrest ndërkombëtar.
Ahmetaj u vu nën hetim lidhur me çështjen e inceneratorëve, ndërsa dyshohet për tri vepra penale: “korrupsion pasiv”, “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.
Ai ka hedhur poshtë akuzat, teksa në një dalje televizive nga arratia hodhi dyshime për prapavijë politike, duke deklaruar se “po bëhej kokë turku”.
Ahmetaj u largua nga vendi ditën që SPAK-u iu drejtua parlamentit për të marrë autorizimin për arrestimin e tij. Ish-zv.kryeministri ka deklaruar qartë se nuk do të kthehet “deri sa e vërteta të marrë rrugë”.
/rtsh.al/