Eksperti i Teknologjisë, Gentian Progni në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH shprehu mendimin se mbyllja e platformës TikTok para fushatës mund të kthehet në censurë.
Ai propozon që para vendimit për mbyllje, fillimisht të ndërmerrej nisma për t'a njohur ligjërisht kwtw platformë.
“Para mbylljes duhet të rregullojmë legjislacionet tona që t’a njohim TikTok sepse nuk e njohim ligjërisht e më pas të kërkojmë mbylljen e tij. A ka qenë bërë problem kjo platformë në qarqe politike, financiare apo kriminale për postime që kalonin aty, pra kush i hidhte apo i fshihte. Ajo që mund të bënim ishte një Start Up me inteligjencë artificiale e cili kap në kohë reale postime që përdorin një fjalë kyçe të caktuar. Ose mund t’ja kërkojmë vetë platformës këtë gjë. Në Kinë është më edukues sesa këtu tek ne. Nëse platforma nuk na suporton këtë për tre vite, mund t’i vesh edhe gjobë platformës. Por në këtë mënyrë ne dalim serish gabim sepse nëse platforma kundërpërgjigjet ne e kemi shumë të vështirë ta shpjegojmë ligjërisht. Unë mendoj që është gabim edhe ta mendosh bllokimin para fushate sepse mund te kthehet në censurë", tha Progni.
/rtsh.al/